Policia me aksion kundër bixhozit, bastisin katër lokale në Skënderaj

Kronikë e zezë

Policia me aksion kundër bixhozit, bastisin katër lokale në Skënderaj

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 09:01
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin 24 orësh, se njësiti i DHKEK ka bastisur katër lokale të katër personave, nën dyshimin se të njejti kanë organizuar lojëra të fatit.

Tutje, në raport njoftohet se kanë sekuestruar dhjetë shtëpiza të kompjutërëve, dhjetë ekrane të televizioneve, tri aparte të tiketave, disa tiketa të lojërave të fatit si dhe 215 euro para.

“Njësiti i DHKEK, ka bastisur katër lokale –pronë e katër të dyshuarve meshkuj kosovarë, nën dyshimin se në të njëjtat kanë ushtruar – organizuara lojëra të fatit (veprimtari ilegale) ku si prova materiale janë sekuestruar: dhjetë shtëpiza të kompjuterit, dhjetë ekrane të televizionit, tri aparate të tiketave, disa tiketa të lojërave të fatit, 215€ para.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat