Arrestohet një person në Podujevë, e sulmoi dhe kërcënoi nënën e tij

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Podujevë, e sulmoi dhe kërcënoi nënën e tij

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 10:25

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë, pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar nënë e tij.

I dyshuari është mbajtur në stacionin policor deri në këndellje për intervistim.

“Prishtinë 26.11.2021-23:12. Viktima femër kosovare ka raportuar se djali i saj, i dyshuari mashkull  kosovar, nën ndikim të alkoolit, e ka sulmuar fizikisht dhe kërcënuar.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari mbetet në stacion policor deri në këndellje për intervistim”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat