Aksident mes tri veturave në Prishtinë

Kronikë e zezë

Aksident mes tri veturave në Prishtinë

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “B” në Prishtinë.

Rastin e konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes tri automjeteve.

Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka njoftuar Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat