Parandalohet krimi në Laç, arrestohet 40-vjeçari që shantazhonte gruan se do e vriste, sekuestrohen dy armë gjahu

Kronikë e zezë

Parandalohet krimi në Laç, arrestohet 40-vjeçari që shantazhonte gruan se do e vriste, sekuestrohen dy armë gjahu

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 18:46
Ilustrim

Policia ka parandaluar një ngjarje kriminale në Kurbin.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 40-vjeçari, i cili kërcënonte dhe shantazhonte bashkëshorten se do ta vriste.

“Shërbimet e Policisë Kurbin kanë marrë njoftim së në lagjen nr.6 Laç, Kurbin shtetasi A.O., ka kërcënuar se do të vriste bashkëshorten e tij shtetasen D.O., dhe që dyshohej se mbante armë në banesë, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.O.,43 vjeç, banues në Laç, Kurbin.”- njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe 2 armë gjahu.

Matrerialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale" Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit" , "Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive" dhe "Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike ".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat