Aksident në Prishtinë, vetura godet biçiklistin

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, vetura godet biçiklistin

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Një çiklist ka pësuar lëndime pasi është goditur nga vetura.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një biçiklisti. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin!“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat