Shpërthen një granatë dore në Fushë Kosovë, nuk ka të lënduar

Kronikë e zezë

Shpërthen një granatë dore në Fushë Kosovë, nuk ka të lënduar

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

(E plotësuar 10:20) - Një shpërthim ka ndodhur sot rreth orës 06:00 të mëngjesit brenda një lokalit në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.

Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta”në Fushë Kosovë”.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse”, njoftojnë nga Policia e Kosovës.

Image

Burimet bëjnë me dije se mjeti i cili ka shpërthyer është një granatë dore.

Shpërthim në një lokal në Fushë Kosovë, dyshohet për eksploziv

Një shpërthim ka ndodhur sot rreth orës 06:00 në Fushë Kosovë.

Media mëson se është dëgjuar një detonim në një lokal.

Burime bëjnë të ditur se dyshohet për eksploziv, ndërkaq nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale.

Media do t’ju mbajë të informuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat