Të shtëna me armë në një aheng familjarë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në një aheng familjarë në Prishtinë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Të shtëna me armë ka pasur në Prishtinë,  ku pas pranimit të informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kishte mësuar se ajo kishte të bëjë me një aheng familjar.

Policia ka raportuar që arma dyshohet të jetë e përdorur në rast dhe është gjetur në një kontejner së bashku më një gëzhojë.

“Njësitë policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë takuar të dyshuarin mashkull i cili ka pranuar se ka shtënë me armë me gas pasi kishin një aheng familjar.

Arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, është gjetur në një kontejner se bashku me një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”,
njofton policia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat