Në dy aksidente të ndara në Prishtinë, këmbësorët goditen nga veturat

Kronikë e zezë

Në dy aksidente të ndara në Prishtinë, këmbësorët goditen nga veturat

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Dy aksidente në lokacione të ndryshme kanë ndodhur orët e  pasdites në Prishtinë.

Një këmbësorë është goditur nga vetura në lëvizje në afërsi të “Fontanës” në Ulpianë.

Ndërsa në një tjetër aksident të ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë është goditur një tjetër këmbësor.

Vlen për t’u përmendur se në të dy rastet këmbësorët janë aksidentuar derisa ishin duke kaluar në zebra.

Policia po merret me rastet, derisa ende nuk ka informacione për shëndetin e këmbësorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat