Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet 50 vjeçari nga Ferizaj

Kronikë e zezë

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet 50 vjeçari nga Ferizaj

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:00 ka pranuar një informacion se në rrugën “Vezir Jashari” është një rast i dhunës në familje.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet N.E (M/K) i moshës 50 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, me inicialet L.N ( F/K) e moshës 44 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për këtë e njëjta ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve- Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat