Burri nga Maqedonia e Veriut rrah gruan e tij në Prishtinë, arratiset

Kronikë e zezë

Burri nga Maqedonia e Veriut rrah gruan e tij në Prishtinë, arratiset

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Një grua në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është rrahur nga bashkëshorti i saj.

Siç thuhet në raportin 24 orësh, bashkëshorti, i cili është shtetas i Maqedonisë së Veriut, pas një mosmarrëveshje verbale e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht gruan e tij.

I dyshuari gjendet në arrati.

Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat