Policia në Mitrovicë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Lundrim Beqirit

Kronikë e zezë

Policia në Mitrovicë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Lundrim Beqirit

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 10:36
Lundrim Beqiri

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Lundrim Esat Beqirit.

Lundrim Beqiri dyshohet për vrasje të rëndë, më 30 tetor 2021 në Mitrovicë.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizim të lëshuar nga prokurori i Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, është lejuar publikimi i fotografisë dhe të dhënave të të dyshuarit në media të shkruara dhe elektronike.

Publikimi i fotografisë së të dyshuarit të poshtë shënuar ka për qëllim që në bashkëpunim më qytetaret të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të dyshuar.

Personi në kërkim është i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’ e ndodhur me datën 30.10.2021, në rrugën ‘Artim Jashari’ në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Informacione për personin në kërkim, mund të dërgoni në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192; +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu; 044/245 503 dhe e-mail adresa: [email protected] .

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat