Lajmëroni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person

Kronikë e zezë

Lajmëroni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 16:09
Lajmëroni menjëherë Policinë nëse e shihni këtë person

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Prishtinë, është në kërkim të një të dyshuari për “Falsifikim të parasë”, për një rast që ka ndodhur në fshatin Tërstenik të Drenasit.

Me qëllim të identifikimit të të dyshuarit, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve.

Për t’i mundësuar njohjen më të lehtë dhe përcaktimin e identitetit të të dyshuarit, Policia me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka publikuar fotografinë e të dyshuarit, të shpallur në kërkim.

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja të kontribuojnë në identifikimin, lokalizimin e të dyshuarit dhe rrjedhimisht edhe arrestimin e tij.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat