​Dy të plagosur në Bardhosh të Prishtinës

Kronikë e zezë

​Dy të plagosur në Bardhosh të Prishtinës

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

(E plotësuar 17:30) - Dy persona janë plagosur sot në Bardhosh të Prishtinës, kur ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri persona ende të panjohur për policinë.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës, i cili ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 15:30.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur”, ka thënë Borovci.

Personat e plagosur janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policorë kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm.

***

Të shtëna me armë zjarri ka pasur para pak minutash në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes dyshohet për të plagosur.

Media mëson se Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat