Arrestohet personi që dyshohet se plagosi dy persona në Bardhosh të Prishtinës

Kronikë e zezë

Arrestohet personi që dyshohet se plagosi dy persona në Bardhosh të Prishtinës

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 21:54
Policia e Kosovës

Sot ka pasur të shtëna me armë në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës, ku mbeten të plagosur dy persona.

Policia ka njoftuar se është arrestuar  një person i dyshuar në lidhje me rastin.

Tutje bëhet e ditur se hetime janë duke vazhduar ende.

Njoftimi i plotë:

Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri i cilësuar si “ Vrasje në tentativë”, të ndodhur sonte rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar. Pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimim e një arme të zjarrit e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale.

Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke vazhduar hetimet intensive në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë me qëllim të zbardhje sa më parë të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat