Personi i kërkuar në Shtime, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Personi i kërkuar në Shtime, arrestohet nga policia

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një 38-vjecar që ishte në kërkim të Policisë së Kosovës, në Shtime. 

Ndaj tij, kishte urdhëresë nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, me dënim burgimi prej gjashtë muajsh. 

Ai është dërguar në vuajtje të dënimit. 

Njoftimi i plotë: 

Patrulla e stacionit policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit 01:20 në Shtime, ka ndaluar një person me inicialet SH.B (M/K) 38 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ’’, me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve.

I njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat