Fëmijët në Lipjan të armatosur “deri në dhëmbë”

Kronikë e zezë

Fëmijët në Lipjan të armatosur “deri në dhëmbë”

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 16:29
Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dy fëmijë të armatosur në Lipjan.

Njëri me thikë, e tjetri me pistoletë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, ka njoftuar Policia duke shtuar se me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu në Lipjan është arrestuar edhe një i mitur tjetër, i cili me vete kishte armë zjarri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistolete me tre fishek”, thuhet në raportin e Policisë.

Ky i fundit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat