Lëndohet në vendin e punës një punëtor i ndërtimtarisë

Kronikë e zezë

Lëndohet në vendin e punës një punëtor i ndërtimtarisë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Mungesa e kushteve esenciale për punë e siguri në punë, bën që rastet e lëndimeve në vendin e punës në Kosovë të jenë të shpeshta.

Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e të shtunës në Ferizajt. Një punëtor që ishte duke punuar në një ndërtesë në ndërtim e sipër, ka pësuar lëndime trupore.

Për shkak të lëndimeve që ka pësuar, ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia njofton se kanë nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat