Arrestohet një burrë në Malishevë, kanosi një vajzë

Kronikë e zezë

Arrestohet një burrë në Malishevë, kanosi një vajzë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi i njëjti ka kanosur vajzën me të cilën ka bashkëjetuar.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka kanosur viktimën femër me të cilën ka bashkëjetuar”, thuhet në raport.

Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se me  vendim të prokurorit  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat