Konfiskohen 22 qese me heroinë në Gjilan, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Konfiskohen 22 qese me heroinë në Gjilan, arrestohen dy persona

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Janë konfiskuar 22 qese apo 1kg e 744.4 gram,  me substancë narkotike të llojit heroinë , njofton Policia e Kosovës.

Kjo sasi e drogës është gjendur në një shtëpi të një personi në Gjilan.

Përveç këtyre në shtëpinë e tij janë konfiskuar edhe dy peshore digjitale dhe një veturë.

“Në bazë të urdhëresë lëshuar nga Gjykata është shoqëruar në polici i dyshuari mashkull dhe me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia  e tij dhe e nipit të tij, të dyshuarit mashkull ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: dy peshore digjitale, 22 qese  me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë në peshë  1 kg e 744.4 gram, dhe  një veturë.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas  intervistimit janë dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat