Bie nga ndërtesa, vdes 50-vjeçari në Prishtinë

Kronikë e zezë

Bie nga ndërtesa, vdes 50-vjeçari në Prishtinë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Një person ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Prishtinë, si pasojë ka ndërruar jetë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Ilaz Kodra”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 50 vjeç, është pa shenja jete”, ka deklaruar Borovci.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat