Dy të lënduar nga një aksident në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Dy të lënduar nga një aksident në Fushë Kosovë

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot, në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës, në Prishtinë.

“Sot, rreth orës 15:00 në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy vetura.

“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat