Policia konfiskon marihuanë në Prishtinë, i dyshuari në kërkim

Kronikë e zezë

Policia konfiskon marihuanë në Prishtinë, i dyshuari në kërkim

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Njësiti policor gjatë kontrollit në dhomën e shtëpisë së të dyshuarit, ka gjetur substanca narkotike të llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:45 në rrugën “Bajram Curii” në Prishtinë.

“Është raportuar se njësiti policor gjatë kontrollit në dhomën e shtëpisë së të dyshuarit kosovar ka gjete dhe sekuestruar 210.1 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 1.5 gram vaj i dyshuar si vaj i kanabisit dhe një sasi e konsiderueshme e qeseve plastike”, thuhet në raport.

I dyshuari nuk është gjete në shtëpi, është njoftuar prokurori kujdestar i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat