Sulmon mbesën dhe nipin e tij, arrestohet një person në Gjilan

Kronikë e zezë

Sulmon mbesën dhe nipin e tij, arrestohet një person në Gjilan

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Një person në Gjilan kishte sulmuar fizikisht nipin dhe mbesën në shtëpinë e tij. Sipas policisë familjarët e tij kishin raportuar se i dyshuari është i sëmurë mental, ku edhe posedonin dokumente për sëmundjen e tij.

Policia bënë të ditur qe viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në spitalin e Gjilanit në repartin e psikiatrisë ku edhe gjendet nën mbikëqyrjen e policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull i cili në shtëpinë e tij i kishte sulmuar fizikisht nipin dhe mbesën e tij .

Sipas familjarëve i dyshuari është i sëmur mental ku edhe posedon dokumente  lidhur me sëmundjen e tij. Viktimat janë dërguar te mjeku dhe kanë pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit prokurori me vendim i ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë.

I dyshuari është dërguar në spital repartin e psikiatrisë në Gjilan dhe gjendet nën mbikëqyrje të policisë”,njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat