Aksident me të lënduar në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Kronikë e zezë

Aksident me të lënduar në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Nga: A.M. Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 11:24
Pamje nga vendi i ngjarjes /Bota sot

(E plotëuar 12.27) - Një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy vetura ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Parallovë, ku për pasojë janë lënduar tre persona.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Ismet Hashani, deklaroi për KosovaPress se të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 10:45 në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtine, gjegjësisht në hyrje të fshatit Parallovë, afër restorantit ‘Zheneva’ ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, në mes të dy veturave civile, me ç’rast tre persona kane pësuar lëndime trupore, dy meshkuj dhe një femër, dhe janë sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Gjilan. Te lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Hashani.

Deri te aksidenti besohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së kushteve, mirëpo Hashani tha se rreth ngjarjes janë duke u kryer hetime.

“Policia e Kosovës është duke i zhvillu hetimet rreth këtij rasti”, tha shkurt ai.

Aksident me të lënduar në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhr në magjistralën Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Parallovë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Sipa burimeve të ‘Bota sot’ bëhet e ditur se ka dyshime për të lënduar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes./Bota sot

Image
Pamje nga aksidenti/Bota sot
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat