Për një ditë dy raste të falsifikimit të parave në Prishtinë

Kronikë e zezë

Për një ditë dy raste të falsifikimit të parave në Prishtinë

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Rasti i parë ka ndodhur mëngjesin e së hënës kur një person kishte deponuar 105 euro me valuta të ndryshme, të cilat janë konfiskuar.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dy zyrtarë të bankave të ndryshme kanë njoftuar se kanë hasur në para që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Po ashtu, një rast tjetër i falsifikimit të parave është lajmëruar në mesditë, kur Policia e Kosovës ka pranuar informata se është deponuar një kartëmonedhë e dyshimtë në vlerë prej 100 euro.

Të dy rastet, me vendim të prokurorit shkojnë në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat