Aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë, një i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë, një i lënduar

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë – Podujevë, më saktësisht tek “Qershia e Llapashticës”.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë -Podujevë, (Qershiat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident rrugor në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, deklaroi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat