Digjet një veturë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në Prishtinë

Nga: M.L. Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 07:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim ka ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme, në rrugën “Ali Hadri” në kryeqytet. Gazeta "Bota sot" nga burimet e saj mëson se është djegur një veturë e tipit “Audi”.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia e Kosovës dhe brigada e zjarrëfikësve të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin në këtë veturë. Zjarri ishte mjaft i fuqishëm, ndërsa kanosej edhe jeta e banorëve të kësaj lagjeje.

Burimet thonë se shkaktar i shpërthimit, dyshohet të ketë qenë vendosja e eksplozivit në veturë. Siç shihet në fotografitë e siguruara nga gazeta, vetura e policisë vazhdon të qëndrojë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë "Bota sot" është duke pritur të marr një përgjigje nga Policia e Kosovës rreth kësaj ngjarjeje.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat