Tejkaloi dy vetura në vijë të plotë, policia dënon me 150 euro një shofer

Kronikë e zezë

Tejkaloi dy vetura në vijë të plotë, policia dënon me 150 euro një shofer

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar me 150 euro një shofer i cili ka bërë tejkalimin e dy veturave në vijë të plotë.

Policia bën të ditur se shoferi ka bërë tejkalim në vijë të plotë në rrugën Pejë – Prishtinë.

Në bazë të fotos të publikuar, kundërvajtësi me datë 17.12.2021, rreth orës 13:50, në rrugën Pejë-Prishtinë në fshatin Dollc, gjatë vozitjes së veturës ka bërë tejkalimin e dy veturave në vijë të plotë. Kundërvajtësi është identifikuar nga Policia dhe i njëjti pranon kundërvajtjen e bërë”, njofton Policia.

Tutje, në njoftim thuhet se “nga njësiti i NJRKRR-së iu është shqiptuar flet gjoba të cilën e keni të bashkangjitur gjithashtu edhe foton”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat