Malishevë: Tentuan t’i ikin policisë sepse nuk kishin patentë-shoferë, arrestohen

Kronikë e zezë

Malishevë: Tentuan t’i ikin policisë sepse nuk kishin patentë-shoferë, arrestohen

Më: 3 janar 2022 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Malishevë.

Kjo pasi ata nuk kishin përfillur urdhërin e zyrtarëve policorë që të ndalin veturën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj tha për Klankosova.tv se të njëjtit kanë fyer zyrtarë policorë dhe kanë shfaqur rezistencë gjatë arrestimit.

Ai tha se siç kishin deklaruar të dyshuarit arsyeja e mosndaljes në pikë kontrolli ka qenë sepse ata nuk posedonin patentë-shofer.

Gjurkaj theksoi se lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim te tij dy te dyshuarit ndalen ne mbjatje per 48 orë.

“Datë 03.01.2022 rreth orës 14:00,derisa patrulla e policisë ishte në pikë kontrolli të automjeteve në rr.Adem Jashari në Malishevë, aty kishin kaluar dy persona me veturën e tyre Mercedes. Nga ana e zyrtarëve policorë i ishte dhënë shenjë që kjo veturë të ndalet, por përkundër shenjës së dhënë i dyshuari nuk kishte përfillur urdhërat e ligjshëm të zyrtarit policor por kishte filluar ta rris shpejtësinë dhe ishte larguar nga aty. Më pas patrulla e policisë i ishte vënë pas kësaj veture e që pasi i ishin ofruar në një distancë afër saj edhe e kishin sinjalizuar që të ndalej por nuk kishte ndodhur një gjë e tillë”.

“Të dyshuarit kishin vazhduar rrugën deri tek shtëpia e tyre në Malishevë. Kur kishin arritur në hyrje të oborrit të dyshuarit kishin tentuar që të hynin brenda në shtepi edhe pse ishin paralajmëruar nga zyrtarët policorë që të ndalen.Pas kësaj të dyshuarit ishin arrestuar nga ana e zyrtarëve policorë e që gjatë arrestimit edhe kishin shfaqur rezistencë.Gjatë arrestimit të dyshuarit në vazhdimësi i kishin fyer zyrtarët policorë me fjalë fyese si dhe i kishin kërcënuar me fjalët: ”Keni me pa ju se kush jemi ne, për këtë punë keni me pas punë privatisht me neve”. Këto fjalë kërcënuese kishin ardhur nga dy të dyshuarit në drejtim të zyrtarëve policorë”.

“Pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar lidhur me veprimet e tyre të cilët edhe i kanë pranuar këto veprime.Sipas tyre arsyeja e mosndaljes në pikë kontrolli ka qenë sepse ata nuk posedonin patentë-shofer dhe nga frika kishin verpuar në atë mënyrë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij dy të dyshuarit ndalen në mbajtje për 48 orë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat