Policia në orët e vona bllokoi me shirit rrugën për shkak të një incidenti me armë

Kronikë e zezë

Policia në orët e vona bllokoi me shirit rrugën për shkak të një incidenti me armë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 06:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Njëra anë e rrugës “Agim Ramadani”, afër objektit të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë, është mbyllur me shirit nga policia.

Kjo e fundit nuk ka dhënë detaje se për çfarë incidenti bëhet fjalë.

Jozyrtarisht mësohet se ka pasur të shtëna armësh.

 Por nuk dihet nëse edhe policia ishte e përfshirë në to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat