Policët e shpëtojnë një person nga zjarri në Beleg të Deçanit

Kronikë e zezë

Policët e shpëtojnë një person nga zjarri në Beleg të Deçanit

Më: 14 janar 2022 Në ora: 14:28
Zjarri në Beleg të Deçanit

Policia e Kosovës ka shpëtuar një person i cili ishte brenda një shtëpie që kishte marrë flakë.

Përmes një komunikatë për medie, është bërë e ditur që me datë 13.01.2022, rreth orës 17:20, Stacioni Policor në Deçan, është informuar nga qytetarët se në fshatin Beleg- Deçan, një shtëpi është kapluar nga zjarri.

“Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, zyrtaret Policor kanë kuptuar se brenda shtëpisë ndodhet viktima, të njëjtit menjëherë kanë ndërhyrë duke rrezikuar jetën e tyre, për t’i dalë në ndihmë viktimës, të cilën kanë arritur që ta nxjerrin nga shtëpia e përfshirë nga flakët”, thuhet në komunikatë.

Viktima fillimisht është dërguar ne QKMF-Deçan, e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Policët të cilët kanë ndërhy ne rast kanë pranuar tretman mjekësor ne QKMF-Deçan. Në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i zjarrfikëseve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat