Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj

Më: 14 janar 2022 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Është arrestuar një 26 vjeçar në Ferizaj për veprën penale “dhunë në familje”.

Sipas policisë, i dyshuari Sh.Q., 26 vjeçar ka ushtruar dhunë disa herë ndaj gruas së tij.

Ai ishte në arrati, ndërsa gruaja ishte dërguar në strehimore.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo i dyshuari me inicialet SH.Q (M/K) 26 vjeçar, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij pêr të disatën herë, kishte ikur nga aty në drejtim të panjohur,  ndërsa viktima nga policia ishte dërguar në strehimore dhe për rastin ishin njoftuar , Prokurori i Shtetit , Mbrojtësi i Viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendra për Punë Sociale", thuhet në njoftimin e policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat