Rrahje në Podujevë, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Rrahje në Podujevë, lëndohen dy persona

Më: 16 janar 2022 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Dy persona janë lënduar, pasi të njëjtit janë përleshur mes vete në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, derisa të dy personat ka pësuar lëndime të lehta trupore, për çka u është ofruar tretman mjekësor.

Policia ka thënë se të dy personat fillimisht janë arrestuar, njëri më pas është liruar.

I dyshuari kryesor është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat