Tufë derrash shkaktojnë aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ – lëndohet shoferi i automjetit

Kronikë e zezë

Tufë derrash shkaktojnë aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ – lëndohet shoferi i automjetit

Më: 17 janar 2022 Në ora: 22:53
Tufë derrash të egër kanë shkaktuar aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, 

Tufë derrash të egër kanë shkaktuar aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, 

Aksidenti ka ndodhur afër fshatit Duhel të Suharekës, si pasojë ngasësi i automjetit ka marrë lëndime.

Rastin e ka bërë të ditur zyrtarja e policisë Luljeta Mehmeti.

“Ju njoftojmë se rreth orës 19:40 në autostradën Ibrahim Rugova, përkatësisht në Duhel, një veturë me targa vendore ka goditur një tufë derrash të egër. Vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore si dhe sipas informacioneve qe kemi deri tash gjendja e tij është stabile”, ka thënë Mehmeti.

Sipas Mehmetit, derrat janë larguar nga rruga, dhe qarkullimi i automjeteve është normalizuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat