Vjedhin 34 pako me Red Bull, Policia arreston dy persona në Gjakovë

Kronikë e zezë

Vjedhin 34 pako me Red Bull, Policia arreston dy persona në Gjakovë

Më: 18 janar 2022 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Policia në Gjakovë është njoftuar dje për vjedhje jo aq të zakonshme.

Zyrtarët policor në Gjakovë kanë pranuar informatë në lidhje me rastet vjedhje në qendrat Tregtare ETC-e dhe Viva Fresh Store në Gjakovë.

Me të pranuar rastin, Policia ka arrituar të identifikojë dhe lokalizojë rastin e më pas të arrestojë të dyshuarit.

A.V i lindur me 1988 dhe D.B i lindur me 1978 janë dy hajnat e dyshuar për këto vjedhje.

Në cilësinë e provave provave materiale janë konfiskuar 34 Pako (24×34) 0.25 L komplete Red Bull, të cilat më pas u janë kthyer pronarëve.

Prokurori ka dhënë urdhër që dy të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat