Arrestohet personi i kërkuar me urdhër të Gjykatës

Kronikë e zezë

Arrestohet personi i kërkuar me urdhër të Gjykatës

Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme,  polica në Vushtrri, ka arrestuar një person që ishte në kërkim me urdhëresë të lëshuar nga gjykata.

Policia njofton se personi i kërkuar është arrestuar në shtëpinë e tij.

“Bëhet fjalë për K.H., 26 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë- dega ne Vushtrri, i kishte lëshuar urdhëresat, për  tri vepra penale ,, Vjedhje e pyllit ””, njofton policia.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat