Grabitet barnatorja në Viti - kjo është shuma e parave që u vodh

Kronikë e zezë

Grabitet barnatorja në Viti - kjo është shuma e parave që u vodh

Më: 20 janar 2022 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 19:33, Policia në Viti është informuar se është grabitur një barnatore nga një person i maskuar.

Siç njofton policia, i dyshuari ka arritë që punëtores së kësaj barnatore përmes kërcënimit t’ia grabis 140€ Euro, i njëjti pasi i ka marrë paratë nga arka është larguar në drejtim të panjohur. 

“Patrullat Policore së bashkua me njësitin e hetimeve përmes rrugëve operative në një kohë të shpejt  kanë arrite të sigurojnë informata të qëndrueshme për identitetin e të dyshimtit. Është arrit që të arrestohet i dyshimti F.R (1986) i dyshuar për rastin Grabitje”, thuhet në njoftimin e policisë.

I njëjti në prezence të avokatit mbrojtës, është intervistuar nga njësia e hetimeve në stacionin policor në Viti.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit për krime të rënda i cili ka marr vendim për ndalim për 48h orë. Rasti është nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat