"X6" përplas këmbësoren dhe e plagos rëndë në Gjirokastër, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

"X6" përplas këmbësoren dhe e plagos rëndë në Gjirokastër, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Më: 20 janar 2022 Në ora: 13:30
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, 20 janar në Gjirokastër.

Burime për media bëjnë me dije se një mjet tip "xhip BMW X6" ka goditur në Bulevardin e lagjes "18 shtatori" duke e lënë të lënduar rëndë.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

E lënduara është dërguar në spitalin e qytetit për mjekim dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat