Gruaja sulmon bashkëshortin e saj, hospitalizohet në psikiatri

Kronikë e zezë

Gruaja sulmon bashkëshortin e saj, hospitalizohet në psikiatri

Më: 20 janar 2022 Në ora: 15:45
Ilustrim

Një grua me probleme mendore ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, pjesërisht të pa lëvizshëm, në repartin e neurologjisë në spitalin e Gjakovës.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, si dhe mbrojtësi i viktimave është njoftuar për rastin e ndodhur, po ashtu prezent ka qenë dhe punëtori qendrës sociale, thuhet në raportin e Policisë për rajonin e Gjakovës.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë.

Policia thotë se për rast është njoftuar përmes një video incizimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat