​Kërkoheshin për vjedhje të ndryshme, arrestohen dy të dyshuar në Obiliq

Kronikë e zezë

​Kërkoheshin për vjedhje të ndryshme, arrestohen dy të dyshuar në Obiliq

Më: 20 janar 2022 Në ora: 23:59
Sendet e sekuestruara

Njësitet policore të stacionit të Obiliqit që nga fillimi i këtij muaji, i kanë dhënë përparësi luftës kundër disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e vjedhjeve ndodhura në zona të ndryshme.

Puna policore e organizuar me veprime specifike operative me qëllim kapjen e personave, për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda kryesisht në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit, sot ka rezultuar me arrestimin e dy prej të dyshuarve të implikuar në raste të tilla.

Sipas Policisë, janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze, si dhe ato operativo-policore në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej.

Nuk jepen detaje tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat