Policia sekuestron në Prishtinë pajisje që prodhojnë kriptovaluta

Kronikë e zezë

Policia sekuestron në Prishtinë pajisje që prodhojnë kriptovaluta

Më: 21 janar 2022 Në ora: 16:39
Policia sekuestron në Prishtinë pajisje që prodhojnë kriptovaluta

Policia e Kosovës po vazhdon me gjetjen dhe sekuestrimin e aparateve për prodhimin e kriptovalutave.

Bashkë me Doganën e Kosovës, PK-ja sot ka realizuar një operacion bastisjeje në Prishtinë, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një numri të madh të aparaturave për prodhimin e kriptovalutave.

“Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, në vazhdimësi ka qenë në nivelin më të lartë të përgjegjësive që ka, shtuar këtu edhe asistimet dhe angazhimet për mbështetjen e institucioneve dhe mekanizmave të tjerë për të ushtruar të papenguar dhe plotësisht kompetencën e tyre. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia sot ka asistuar Doganën e Kosovës, me ç ‘rast pas marrjes së autorizimit nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake, ka realizuar një operacion bastisje i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një numri të madh të aparaturave për prodhimin e kriptovalutave’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, në njoftimm theksohet se operacioni është realizuar në një lagje të Prishtinës, ndërkohë që zyrtarët doganorë kanë proceduar më tej me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat