Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

Kronikë e zezë

Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

Më: 21 janar 2022 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Të premten në Prishtinë, më saktësisht në lagjen Bregu i Diellit, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

“Sot rreth orës 16:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Rajonit të Prishtinës.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore”.

Policia ka njoftuar se i plagosuri është dërguar për ta marrë trajtimin mjekësor, teksa policia i ka nisur hetimet.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”.

“Aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat