​Postoi fotografi me armë, policia ia konfiskon

Kronikë e zezë

​Postoi fotografi me armë, policia ia konfiskon

Më: 21 janar 2022 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informacion se një person me inicialet T.Sh në llogarinë e tij në "Facebook" kishte postuar një foto me një armë në dorë.

Sipas Policisë, në lidhje me këtë policia në bazë të autorizimeve dhe në konsultim me Prokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet në identifikimin e personit të dyshuar dhe vendit ku ka ndodhur ngjarja. 

“Pas një pune hetimore, hetuesit policor kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar i cili ka pranuar se arma e zjarrit e postuar në "Facebook" i takonte një personit tjetër (mikut të tij) dhe sot me datën 21.01.2022 është intervistuar personi me inicialet L.H ( M/K) 28 vjeçar i cili ka pranuar se arma ishte e tij.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit L.H është inicuar rasti penal " Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve" për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa arma i është konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat