Dërgohet i vdekur në spital një person në Deçan, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Kronikë e zezë

Dërgohet i vdekur në spital një person në Deçan, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Më: 22 janar 2022 Në ora: 08:51
Ilustrim

Një person në Deçan po dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.

I njëjti gjatë ditës së djeshme raportohet se në QKMF Deçan është sjellë pa shenja jete.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në shikimin e vendit të ngjarjes dyshohet se viktima mund të ketë bërë vetëvrasje.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat