U nis për Zvicër me pasaportë që dyshohet se s’ishte e tij, ja çka i bëri policia

Kronikë e zezë

U nis për Zvicër me pasaportë që dyshohet se s’ishte e tij, ja çka i bëri policia

Më: 23 janar 2022 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Policia ka ndaluar një person i cili ishte nisur për Zvicër me pasaportë që dyshohet se s’ishte e tij.

Udhëtimin e kishte nisur me një autobus.

“Njësitë policore gjatë kontrollit të dokumenteve të udhëtimit të  pasagjerëve të një autobusi i cili ishte duke udhëtuar nga Kosova në drejtim të Zvicrës, kanë konstatuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka prezantuar një pasaportë e cila dyshohet se nuk ishte e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit pasaporta është konfiskuar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat