Keqtrajtoi fizikisht vëllain e tij, arrestohet gjakovari

Kronikë e zezë

Keqtrajtoi fizikisht vëllain e tij, arrestohet gjakovari

Më: 24 janar 2022 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar fizikisht vëllain e tij.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00, njofton policia përmes raportit 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht vëllain e tij mashkull. 

Viktima ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat