Pejë: Ia rrahën burrin, gruaja i del në mbrojtje i sulmon të dyshuarit

Kronikë e zezë

Pejë: Ia rrahën burrin, gruaja i del në mbrojtje i sulmon të dyshuarit

Më: 24 janar 2022 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Pas një mosmarrëveshjeje, një person është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar. Gjatë përleshjes, gruaja e viktimës i ka sulmuar fizikisht dy personat që ia kanë rrahur burrin.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Pejë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Përveç dy të dyshuarve, policia ka arrestuar edhe gruan, e cila më pas është liruar me vendim të prokurorit.

“Pejë, 23.01.2022 – 09:53. Viktima mashkull,  ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj,  gjatë përleshjes gruaja e viktimës e dyshuara femër kosovare kishte sulmuar fizikisht dy të dyshuarit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat