Vdes shtatzëna në Shtime, burri akuzon mjekët për moskujdes

Kronikë e zezë

Vdes shtatzëna në Shtime, burri akuzon mjekët për moskujdes

Më: 25 janar 2022 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Një grua shtatzënë bashkë me fëmijën e saj ka vdekur dhe siç ka njoftuar burri i saj në polici, kjo ka ndodhur për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor apo moskujdesit.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur në Shtime.

“Më 24.01.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se për shkak të trajtimit të pa ndërgjegjshëm mjekësor apo mos kujdesit, bashkëshortja e tij viktima femër kosovare e cila ka qenë shtatzënë së bashku me fëmijën e saj kishte ndërruar jetë.

Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat