“Kush jeni ju që po i ndaloni qytetarët”/ Pengoi zyrtarët policorë në Vushtrri, arrestohet 24 vjeçari

Kronikë e zezë

“Kush jeni ju që po i ndaloni qytetarët”/ Pengoi zyrtarët policorë në Vushtrri, arrestohet 24 vjeçari

Më: 25 janar 2022 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Një 24 vjeçar është arrestuar në Vushtrri pasi ka penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës dje rreth orës 15:30.

Policia bën me dije se deri sa zyrtarët policorë ishin duke patrolluar në rrugën “Marlin Barleti” në kuadër të planit operativ, për parandalim dhe indentifikim të personave të dyshuar për shitblerje dhe posedim te substancave narkotike, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar dy persona të dyshuar, dhe gjatë verifikimit të tyre ka ndërhyrë një person duke ju thënë “kush jeni ju që po i ndaloni qytetarët” edhe pse ata ishin identifikuar si policë.

Por i njëjti prapë ka vazhduar me pengimin e zyrtarëve policor në kryerjen e detyrës zyrtare.

“I dyshuari A.S., 24 vjeçar është arrestuar dhe shoqëruar në stacioni policor ku dhe është intervistuar nga njësia e hetimeve, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedure të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet më tej në komunikatën e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat