Policia identifikon të dyshuarit për “Sulm” dhe “Dëmtim prone”

Kronikë e zezë

Policia identifikon të dyshuarit për “Sulm” dhe “Dëmtim prone”

Më: 25 janar 2022 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Policia në Prizren ka identifikuar të dyshuarit të cilët pak ditë më parë i dëmtuan automjetin një personit dhe të njëjtit kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht me një shkop druri.

Sipas komunikatës së policisë, të dyshuarit janë: L.U., i datëlindjes 1983, B.U. dhe M.M.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më 22.01.2022 , Policia në Prizren, kishte pranuar një informatë se në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren, në orën 00:55 ,viktima deklaron se persona të dyshuar ia kanë dëmtuar automjetin e tij, ku të njëjtit kanë tentuar edhe ta sulmojnë fizikisht me një shkop druri.

Pas një pune operative hetimore të hetuesve të Stacionit Policor, është arritur të identifikohen personat e dyshuar në lidhje me ketë rast e të cilët janë:

L.U., i datëlindjes 1983

U., i datëlindjes N/N

M.M., i datëlindjes N/N

Pas veprimeve operative-hetimore në terren dhe në bashkëpunim me qytetarë, në bazë të video-incizimeve të siguruara, hetuesit policorë kanë arritur t’i identifikojnë, ku njërin prej të dyshuarve (L.U.) e shoqërojnë në Stacionin Policor në Prizren. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ku i njëjti është mbrojtur në heshtje.

Pasi intervistimit të dyshuarit është njoftuar prokurori kujdestar, Departamenti për Krime të Përgjithshme i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë.

Ndërsa ndaj të dyshuarve B. U., dhe B. M., janë duke vazhduar hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat